Categories Sport

Racizm dhe sherr mes lojtarëve pas ndeshjes së Milanit, Ibrën detyrohen ta mbajnë nga krahët

Ndeshja mes Milanit dhe Kaljarit është mbyllur me një ngjarje të shëmtuar, si dhe me një sherr masiv mes lojtarëve të të dy skuadrave. Gjithçka ka lindur nga kore raciste që kanë ardhur nga ultrasit e Kaljarit në fund të sfidës.

Tomori shkoi te Menja dhe përqafoi këtë të fundit, kur nga tribunat u dëgjuan disa thirrje raciste duke acaruar portierin. Ai reagoi ndaj tifozëve dhe në këtë moment ndërhynë lojtarët e Kaljarit që e sulmuan.

Kjo bëri që në fushë të shpërthente një sherr masiv mes lojtarëve, që evituan kacafytjen vetëm si pasojë e ndërhyrjes së stafeve të dy skuadrave, me Piolin e Maldinin që shtynin lojtarët e tyre duke i larguar. Edhe Ibrahimoviç ishte shumë i acaruar dhe u desh që shokët e skuadrës ta tërhiqnin nga krahët që të evitonin një përleshje të suedezit gjaknxehtë. Tani mbetet të shihet se si do e komentojnë protagonistët e kësaj ngjarje atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME