Categories Sport

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin

Ivan Rakitic e ka pranuar se asnjëherë nuk ka qenë mik i ngushtë i Lionel Messit apo Luis Suarezit gjatë kohës së tij në Barcelonë.  Mesfushori kroat i dha fund qëndrimit gjashtëvjeçar në Camp Nou këtë verë dhe iu bashkua ish-klubit të vet, Sevillës.

Në të kaluarën ka pasur lajme se Rakitic nuk kalonte mirë me dyshen sulmuese të Barçës, por, përderisa e ka pranuar se nuk kanë pasur marrëdhënie të ngushta, ai këmbëngul se kishte respekt të madh për të dy.  “E kam thënë timen. Unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta miqësore me ta. Besoj që është e vështirë të kesh në një grup prej 23 apo 24 lojtarëve”, tha Rakitic.

“Miqtë e mi të ngushtë ishin Andres Initesa, Marc-Andre ter Stegen, Kevin-Prince Boateng dhe Junior Firpo sezonin e kaluar”, theksoi kroati. Rakitic shtoi: “Por unë i respektoj ata dy. Ata i kisha shokë skuadre për gjashtë vjet dhe ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë kam kaluar shumë mirë me ta dhe kam respekt të madh për ta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME