Categories Lajme

Rama bëhet nostalgjik për vëthin në rini dhe i drejtohet Ahmetajt: Jepjani këtij ëmbëlsirat se është helm, unë jam i ëmbël

Një djali i ri me vath në vesh e bëri nostalgjik kryeministrin Rama, i cili kujtoi kohën e rinisë së tij, kur vetë mbante një aksesor të tillë.

Gjatë vizitës nëpër banesat e reja në Valias, kreu i qeverisë i shoqëroi takimet me qytetarët me batuta. Teksa iu drejtua Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, Rama u shpreh se futja në parti e detyroi atë të heqë vathin nga veshi.

Ndërkohë në një tjetër moment, kryeministrit Rama i nxjerrin disa ëmbëlsira, por ai refuzoi t’i marrë duke thënë se duhet t’ja jepni Arben Ahmetajt, pasi siç u shpreh kreu i qevrisë “ai është helm”.

Edi Rama: Shi shi me vath si Ronaldo… Eh mo Rakip ç’na bëtë me këtë parti, na hoqët vathët.

Rakip Suli: Një mrekulli është.

Edi Rama: Shumë mirë është.

Qytetari: Jo mirë, por shumë e mirë është. Ne jemi shumë të kënaqur.

Edi Rama: Ta gëzoni, paçi shëndet.

Edi Rama: Jepjani këtij se ky është helm (e drejton gishtin nga Ahmetaj) unë jam i ëmbël.

Qytetari: Nuk dua ta harroj për të mirën që ka bërë

Edi Rama: Jo jo, Rakipin nuk ke si ta harrosh se ai vërtet i ka ndenjur mbi kokë kësaj pune, por me stadiumin e prish cik punën. Kërkon dhe stadium.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME