Categories Lajme

Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 persona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 84 të tjerë kanë arritur të shëroehn.

Njoftimi i plotë i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 650 testime, 15 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 84 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.

Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Prill 2022)

Raste të reja ditore 15

Të shëruar në 24 orë 84

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 650

Testime totale 1,794,631

Raste pozitive 274,535

Raste të shëruara 270,742

Raste Aktive 297

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192

Fier 21

Vlorë 18

Berat 18

Korçë 14

Elbasan 13

Shkodër 11

Gjirokastër 5

Durrës 3

Kukës 2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME