Categories Lajme

Rama bën llogaritë para gazetarëve: Këtu do të më keni deri në 2025

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në lidhje me legalizimin e kanabisit tha se nuk ka hequr dorë nga kjo ide, por do të ketë kohë. Po ashtu Rama tha se do të jetë në pushtet deri në vitin 2025. “Legalizimi i kanabisit do ta bëjmë kur të jetë gati. Kur të jetë gati njësoj si amnistia fiksale pasi është i lidhur me konsultime për ekspertize ndërkombëtare . Të paktën këtu më keni edhe për 5 vjet. 2025-2029 flasim.”- tha Rama. Në fund të një takimi të gjatë me gazetarët, Edi Rama ka komentuar edhe vendimin për hapjen e kazinove në qendër të Tiranës, që sipas tij është fryrë prej mediave, pasi ligji e parashikon caktimin e një zonë strategjike.

Rama tha se në ligj thuhet qartë se kazinotë lejohen në hotelet me 5 yje, dhe në ato vende strategjike ku caktohen nga vetë qeveria. “Kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensa për kazino apo për bixhoz. Është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në qendër të Tiranës. Dhe duke pritur që dikush tjetër të ofertojë, jo se janë hapur në atë rrugë, kazinotë hapen vetëm në struktura me 5 yje,apo në zona strategjike për turistët, gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht. Në hotelet me 5 yje po, 5 yje me brande, jo me pikturat e mia, si psh t’ia vë emrin unë Ezali (Edi, Zaho, Linda)”, u shpreh Rama. Rama u ndal sot kryesisht në procesin e Rindërtimit, që sipas tij po bëhej më shpejt se çdo qeveri që do të kishte qenë në vendin e tij. Me humor kreu i qeverisë tha se do të jetë të paktën edhe 5 vite në pushtet, ndërsa i quajti kundërshtarët e tij, bostan të provuar, që nuk mund ti shiten publikut si të pafajshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME