Categories Lajme

Rezidenca OLEA në Dhërmi, “HALISOF” sjell teknologjinë më të re në përpunimin e ujërave të ndotur

Rezidenca OLEA në Dhërmi, “HALISOF” sjell teknologjinë më të re në përpunimin e ujërave të ndotur. “HALISOF”, kompania lider në fushën e ndërtimit me eksperiencë 23 vjeçare në Itali dhe Shqipëri është angazhuar në ngritjen e një prej rezidencave më cilësore në jug të vendit. OLEA rezidencë në Dhërmi. Për të herë të parë ajo sjell në Shqipëri teknologjinë më të re të impiantit të përpunimit të ujërave të ndotura. “HALISOF” po ndërton këtë rezidencë elitare me të gjitha standardet e përcaktuara nga BE për të garantuar mbrojtjen e natyrës. Impianti që gjeneron zero ndotje do të jetë në funksion të rezidencës Olea me 108 vila dhe 42 apartamente.

Administratori i kompanisë “HALISOF” dhe Rezidencës Olea, Klaudio Riko, shprehet i vendosur të investojë në jug, zonë në zhvillim dhe me mjaft potencial për turizëm. Investimi i ri përbëhet nga 24 filtra te fuqishëm që kthen ujërat e ndotura në të përdorshëm për vaditje dhe pleh kimik. “Për të mbrojtur ambientin dhe për të mbrojtur mjedisin e ujërat e detit menduam të vendosim këtë impiant. Ky impiant ka 24 filtrime brenda në çisternë që nxjerr pleh nga ujërat e zeza, kurse uji, ujërat, qarkullojnë dhe bëjnë për lulishtet” tha ai.

Roberto Carrieri një nga inxhinieret italiane te projektit, tregon më shumë detaje për këtë investim të fjalës së fundit në teknologji. “Ndotja është në nivelin zero dhe një teknologji e tillë përdoret në Itali në zona apo fshatra të vegjël. Bëhet fjalë për një investim me vlera të konsiderueshme, por me mjaft cilësi. Impianti pritet të jetë gati shumë shpejt, ndërsa tashmë puna është në hapat e fundit dhe ndoshta pas gati dy javësh do të nisë funksionin e vetë. Kjo është një teknologji shumë cilësore sipas standardeve të BE. Kemi sjellë një teknologji që do të mbrojë mbi të gjitha mjedisin. Nuk do të ketë derdhje të ujërave të ndotura në det” tha ai.

Impianti i Elbi S.p.a. udhëheqës në sektorin e pastrimit, për Resortin në Dhermì kërkoi studime specifike për të zgjidhur problemet që mund të shkaktoheshin gjatë punimeve. Sistemi duhet të siguronte gërmime minimale, konsum të ulët të energjisë dhe kontroll të emetimit të ndotësve. Teknologjia e veçantë i ka mundësuar këto. Uji para se të futet nën tokë i nënshtrohet klorizimit me qëllim eliminimin e ngarkesës bakteriale ndërsa rezervuari është ndërtuar me material 100% të riciklueshëm. Sa më sipër rrjedh nga kërkesa e Claudio Riko, drejtori i “HALISOF”, i cili pas shumë vitesh pune në Itali, kërkoi një impiant pastrimi me performancë shumë të lartë që të mund garantojë një filtrimi optimal dhe të mbrojë një nga brigjet më të bukura në të gjithë Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME