Categories Lajme

Rama do takohet me Kurtin gjatë vizitës së tij në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet gjatë ditës së sotme edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu. “Takimi do të mbahet në ora 17:00, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Deri më tani të vetmit që e kanë konfirmuar takimin me kryeministrin Rama janë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti. Ndryshe është raportuar se Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe të martën takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Avdullah Hoti, me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.Takimi me kryeparlamentaren është konfirmuar edhe nga Zyra për media e Kuvendit të Kosovës dhe do të mbahet në ora 15:00.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës. Njoftimi i aktakuzave erdhi tre ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME