Categories Lajme

Rama: Do të hapim 4 porte dhe 4 aeroporte, do vijnë shqiptarët direkt nga New York

Nga Pogradeci, kryeministri Rama u shpreh se vendi është gati që të hapë 4 aeroporte dhe 4 porte për të sjellë turistë në vend nga e gjitha bota. Sipas Ramës, do të ndërtohet një terminali ri e do të zgjerohet pista në aeroportin Rinasit, që shqiptarët të shkojnë dhe të vijnë nga New York drejtpërdrejt në Tiranë.

Rama: Ju e keni dëgjuar se ne jemi gati t’i hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, katër nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota për tu kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit në turizëm, por në një vend që hyn në ligën e kampionëve të turizmit. Kjo është ajo që kemi përpara bazuar tek projektet që kemi gati. Ne dje e hapëm aeroportin e Kukësit, për të cilin nuk e besoni.

Sot Shqipëria ka dy aeroporte, por jemi ende në fillim të këtij procesi. Kemi një investim të rëndësishëm për aeroportin e Tiranës, do të ndërtojmë terminalin e ri të zgjerojmë pistën, që shqiptarët të vejnë dhe të vinë nga New York drejtpërdrejt në Tiranë. Brenda pak ditësh nënshkruajmë kontratë për aeroportin e Vlorës dhe do të hapim garën për aeroportin e Sarandës.

Vitet që do të kemi para do të jenë vitet e një transformimi epokal. Shqipëria do të bëhet vendi ku njerëzit nuk duan që të ikin më patjetër. Ne jemi kampion në Ballkan me prodhimin e një sërë produktesh bujqësore. Po ne duhet dhe do të bëhemi kampionë të Ballkanit në Bujqësi kjo është plotësisht e mundur. Kemi ndryshuar raportin e eksportit me importet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME