Categories Lajme

Rama duartoket, inspekton punimet në spitalin e Fierit: Edhe pak gati!

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin Memorial të Fierit, investim që po realizohet falë mbështetjes së qeverisë së Republikës së Turqisë. “Ne presim të hënën të vijnë 12 personel nga Turqia, një pjesë për instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit tonë, gjithashtu 5 prej tyre janë personel mjekësor.

Do të vijnë të hënën për të organizuar gjithë punën, në mënyrë që në datën 14 ne t’i kemi marrë në dorëzim edhe godinën edhe paisjet dhe pastaj të bëhemi gati për ta futur në efiçencë”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se shërbimi në Spitalin e ri të Fierit do të jetë i një niveli të lartë terciar.

“Shërbimi do të jetë i një niveli të lartë terciar sepse kemi futur edhe shërbime që nuk i kemi në spitalin universitare. Vendosim një standard të ri për spitalet tona”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se Spitali i ri i Fierit është duke u pajisur plotësisht me aparatura mjekësore.

“Nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë vijojnë të vijnë aparaturat dhe pajisjet. Kemi përfunduar gati 80% të pajisjeve dhe presim që të vijë angiografi, i cili vjen në fund të muajit Prill. Janë 6 salla operacioni, do të kemi shërbime nga kirurgjia e përgjithshme, otropedi, etj.

Për nga pikëpamja e kirugjisë është një plotësim i nevojave për gjithë jugun, por edhe në gjerë”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se deri tani janë 424 aplikantë për t’u punësuar në këtë spital, ndërkohë që u shpreh se aplikimet për këtë spital mbyllen në datë 7 Prill. Spitalin e Ri Rajonal i Fierit hap dyert për pak ditë, me një ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i autonomisë spitalore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME