Categories Lajme

Rama e shkarkoi si kryebashkiak/ Fatos Tushe padi në Gjykatën Kushtetuese

Ish- kryebashkiaku i Lushnjës ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave që e largoi nga detyra. Më 21 dhjetor trupa gjykuese pritet te marrë në shqyrtim padinë e  ish kryebashkiakut socialist ,  i cili  kërkon rikthimin në detyrë edhe pse prej muajsh ai ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për korrupsion.

Më 6 Korrik Fatos Tushe ra në prangat e SPAK për shpërdorim të detyrës me akuzën e abuzimit me fondet publike për një tender që kap vlerën e 24 milionë lekeve. Prokuroria e Posaçme, SPAK urdhëroi gjithashtu arrestimin e 4 vartësve të Tushës dhe dy biznesmenëve, ndërkohë që katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes u lanë në masën e “arrestit në shtëpi” nga gjykata. SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Tushe, një ish-deputet i Partisë Socialiste e drejtonte Bashkinë e Lushnjës prej vitit 2011. Në 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur pas një granate të hedhur në zyrën e tij nga një ish-shofer i bashkisë. Tushe është një ndër zyrtarët më të lartë në detyrë të arrestuar deri më tani nga SPAK dhe operacioni u komentua nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit nuk vonoi dhe pa kaluar as 24 orë firmosi shkarkimin nga detyra të të zgjedhurit të tij socialist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME