Categories Showbiz

Ylli shqiptar i kuzhinës tregon si u bë i famshëm në Tik tok (Video)

Ushqim i mirë, Tik Tok dhe humor, emri i parë që të shkon në mendje është Gledis Gegaj. Ai është një kuzhinier me një humor shumë të rafinuar që na përshendet të gjithëve me “Ciao buçko”! Ylli shqiptar i kuzhinës në Tik Tok ishte sot te “Rudina” në Tv Klan. Gegaj tregoi se për shkak të pandemisë nga mbylljet e karantinës ai u fokusua në mediat sociale me videot e tij mjaft të veçanta. Ai tregoi se si nisi karriera e tij si kuzhinier.

Rudina Magjistari: Duket se kanë zëne një vend të rëndësishëm mediat sociale tashmë tek ty, sa kohë të merr?

Gledis Gegaj: Merr goxha kohë sepse po të llogarisësh do bësh njëherë videon, pastaj do ta modifikosh, do vendosësh zërin poshtë, pastaj muzikën. Por është diçka që më pëlqen, tashmë është si punë le të themi.

Rudina Magjistari: E ke monitarizuar?

Gledis Gegaj: Jo kam lidhur disa bashkëpunime.

Rudina Magjistari: Më trego pak lidhjen me kuzhinën, si nisi?

Gledis Gegaj: Që në Shqipëri më pëlqentë të gatuaja kur futej mami në kuzhinë unë gjithonë fusja duart.

Kisha motrën në Itali dhe ajo më ndihmoi të vazhdoja një shkollë profesionale në Itali për gatim. Kam bërë 3 vite shkollës e kuzhinës.

Rudina Magjistari: Ndërkohë videot e tuaja ti sigurisht që propozon receta të mira dhe mu duk shumë stil Italian. Ndihet arsimimi që keni marrë atje pikërisht për këtë lloj profesioni. “Ciao buçko” ke kombinuar shqipen me italishten me këtë përshëndetje. Gledis Gegaj: Shumë veta më kërkojnë gjëra me pak kalori por unë më shumë kam publikuar ëmbëlsira./tvklan.al

https://youtu.be/dLkMuLsg-WA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME