Categories Lajme

Rama falenderon Turqinë mike për banesat në Laç: Edhe pse nuk ishte në projekt, sistemuam edhe përroin

Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë i pranishëm në Laç, ku së bashku me ministrin turk të Mjedisit dhe Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë i pranishëm në Laç, ku së bashku me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum kanë përuruar hedhjen e themeleve për 524 banesa individuale. Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo është një shenjë e solidaritetit që Turqia tregon ndaj Shqipërisë, dhe se projekti do të vazhdojë për tu përmbyllur brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm.

“Jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin që Republika e Turqisë dhe Erogan kanë shprehur që në momentet e para pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit,dhe po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq. Lagjja e re e ndarë në dy zona, njëra zonë që po ndërtohen nga themelet falë Turqisë dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohen nga ne, por është një lagje, një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit që do jetë për kohët që vijnë si dëshmie e kësaj marrëdhënie të veçante mes dy vendeve.

Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para, por angazhuan forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat dhe kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat e kërkim shpëtimit dhe të shikoja nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin që djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete. Më pas presidenti Ergdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një event të madh që ka apeluar për solidaritet dhe ka lajmëruar gadishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve”, tha Rama. Sipas Ramës përveç banesave në Laç është bërë dhe një projekt rehabilitimi i zonës, ndërkohë që nga qeveria shqiptare do të ndërtohet godina e re e Bashkisë dhe e spitalit, ndërsa e gjithë zona sipas tij do të marrë një impuls të ri zhvillimi.

“Duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër, që ishte një gangrenë në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij të herëpashershëm përmbyste në mënyrë sistematike qytetin dhe dëmtonte banorët e biznesit dhe në mënyrë sistematike e bënte të pajetueshëm këtë qytet të vogël. Ka qenë këmbëngulja epike e kryebashkiakes, pastaj edhe kërkesa jonë që pavarësisht se projekti këtu kishte nisur pa e parashikuar sistemin e përroit, kjo të integrohej bashkë me projektin. Dua t’i falënderoj miqtë tanë për fleksibilitetin.Kjo do të sjellë edhe garancinë e madhe për mospërmbytjen më të këtij qyteti, gjë që është jetike për këtë komunitet”, tha Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME