Categories Lajme

Këngëtari Bujar Qamili infektohet nga covid, shtrohet në në spital

Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid 19, dhe si pasojë e gjendjes së tij të rënduar është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Mësohet se Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.

Burime bëjnë me dije se Qamili tashmë ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit COVID1. Këngëtari 57-vjeçar nuk dihet nëse vuan nga sëmundje shoqëruese që mund të kenë çuar në përkeqësimin e tij, ndërkohë që lutjet e të gjithë artdashësve janë që ai ta fitojë sa më parë betejën me sëmundjen. Miqtë dhe familjarët e tij e mohojnë faktin që Qamili është prekur nga Covid, ndërsa shprehen se ai ndodhet në një spital në Itali, në gjendje të mirë shëndetësore, pas disa problemeve që i janë shfaqur me veshkat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME