Categories Lajme

Rama flet para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë: Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë hapjes së një dege të re të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, u shpreh se është inkurajuese që të shohësh sesi “kalohet nga fjalët te veprat”, ndërsa tha se “nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër”.

Rama u shpreh më tej se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që rrethohemi nga BE, ndërsa në lidhje me hapjen kolegjit Evropian në Tiranë, ai tha se është më tepër sesa një universitet.

Edi Rama: Është vërtet inkurajuese të kalosh kaq shpejt nga fjalët ne vepra. Kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet  e fundit nga përkushtmi i presidentes, që na ka shoqëruar ne momente të errëta, si tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Thënë kjo, dua kështu të nënvizojë se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot, brenda një kohë të shkurtër. Ne priremi gjithnjë të mendojmë se Evropa ka të bëjë me ekonominë, financimin. Europa për ne më shumë se këto, ka të bëjë me dijen dhe të mësuarit se si problemet që kemi trashëguar ti zgjidhim, si ta transformojmë në atë që është më e rëndësishme për një vend, dijen dhe shtetin.

Gjithmonë them sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e qe rrethohemi nga BE. Po të shohësh të shkuarën tonë nuk ka shumë arsye për të besuar në një të ardhme të shënidrishme. Askush nuk mund ta shoqëroj një vend që të dalë nga e shkuara e vet dhe të sigurojë një det demokratik, siç bën BE.

Nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër. Ky kolegj është më shumë se sa një universitet, për një arsim më të lartë për të rinjtë tanë. Kjo është një mësim më i thelluar për vetë BE, e për rrugëtimin drejt tij. Besoj shumë të rinj shqiptarë janë të prirur dhe të jenë pjesë e tij. Numri nuk do të rritet, konkurrenca do bëhet sfiduese. Në këtë punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon më të vërtet. Falenderimi që i them Uruslës, është i ndjerë dhe mjaft kuptimplotë,  e mori përsipër dhe e bëri. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë, se të qenit këtu dhe të nisësh me këtë aktivitet Samitin e Berlinin në Tiranë. Këtu mikpritja është e një tjetër niveli. Përgatituni të ktheheni në vendet tuaja me ca kile më shumë seç erdhët, se Shqipëria nuk është vendi ku do mbash dietë.

Kolegji i Bryzhit

Përfaqësuesja e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini në një konferencë për mediat njoftoi se nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit. Ajo shtoi se aplikimet online do të nisin që nga dita e  sotme.

“Programi do të jetë rezidencial, do të jetojnë, mësojnë dhe studiojnë së bashku. Do jetë edhe program që do të përfitojë nga ekselenca akademike. Në fund të vitit akademik do të ketë edhe diplomë.

Studentë kudo nga BE dhe Ballkani Perëndimor do të kenë këtu të njëjtat standarde. Në duhet të bëhemi gati nga BE për ta njohur më mirë Rajonin dhe për t’u bërë gati, pasi shumica e kolegjeve të Europës bëhen zyrtarisht evropianë.

Sot ne mund t’ju njoftojmë që në shtator 2024 të nisin vitin akademik. Sot jemi gati të çelin procesin e aplikimeve online” tha ndër të tjera Mogherini.

Në fakt është e vërtetë, që përpara një jave ne nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për të zhvilluar këtë rrugëtim sëbashku. Kemi një moment shumë të rëndësishëm.

Nesër do të përurojmë zyrën tonë përfaqësuese këtu në Tiranë. Në një vend të mrekullueshëm, në një nga zonat tek Piramida. Do të jemi në zemër të kryeqytetit.

Ne sot kemi lajm shumë të rëndësishëm, e bëjmë këtë gjë në praninë të Presidentes së Komisionit Evropianë dhe kryeministri Rama. Ne do të jemi gati për të filluar një kurs master vitin e ardhshëm akademik, pra në shtator 2024”, tha ajo.

“Do të fillojmë me programin e masterit, ky do të jetë titulli i masterit që do të kemi në Tiranë: Shndërrimi europian dhe integrimi në Evropë, BE dhe Europa Juglindore.

Ky është një master 1 vjeçar, ashtu siç janë dhe programet e tjera të masterit në dy degët tona në Brugge (Belgjikë) dhe Poloni. Flasim për këtu për një kurs pas universitar.

Flasim për axhendën e integrimit, rëndësinë e axhendës së integrimit. Kjo parë në të dyja anët e medaljes. Synimi është te kemi student nga rajoni që të mësojmë sa më shumë nga BE.

Do të nisim me 31 studentë të cilët do të kenë formime nga më të ndryshme nga BE, Shqipëria, vendet e rajonit, me disa bursa dhe për këto do flasim në ditët në vijim.

Do të aplikojmë të njëjtën formulë që kemi në degët e tjera. Programi rezidencial, ku studentët do të jetojnë sëbashku, do të mësojnë sëbashku dhe do të formësojnë atë që kuptojnë nga BE sëbashku.

DO të jetë një program ky, që do të përfitojnë nga ekselenca e akademikëve, për ta vënë në praktikë, duke realizuar trajnime dhe udhëtime të caktuara për eksperiencë. Diplomat do të kenë të njëjtën vlerë ligjore si ato të që japim kolegjet e tjera të BE. Të njëjtat standarde”, theksoi Mogherini.

“Ne duhet të jemi gati nga ana e BE për ta njohur edhe më mirë rajonin për të qenë gati sepse shumica e studentëve të Kolegjit të Europës, bëhen zyrtarë të BE.

Dhe natyrisht për të shndërruar dhe integruar më tej Shqipërinë dhe rajonin në BE”, shtoi ajo.

“S’mund ta ritheksojmë më tepër se kaq këtë moment historik.

Sot ne jemi gati që të çelim procesin e aplikimeve të studentëve që do të aplikojnë online. Merreni pak pa nxitim, do duhet ta përgatisni mirë aplikimin. Është hapur faqja e internetit dhe do jetë gati që sot”, përfundoi Mogherini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME