Categories Lajme

Tenton t’i ikë policisë italiane, Shqiptari bie nga dritarja e katit të tretë

Tenton t’i ikë policisë italiane, por bie nga kati i tretë. Bëhet fjalë 30-vjeçar shqiptar i cili është shtruar në spitalin e Triestes pas rënies nga dritarja e hotelit ku po qëndronte. Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër dëbimi për shkak të përfshirjes së tij në një vjedhje. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Episodi ndodhi në natën midis të shtunës dhe të dielës rrugën “Geppa” pranë stacionit të trenit të qytetit. ANSA raporton se shqiptari u rrëzua për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe ka mbetur i plagosur. Është ende e paqartë nëse shqiptari u hodh apo u rrëzua nga dritarja e “Hotel Italia”. Mediat italiane shkruajnë se ishte një punonjës i hotelit që e identifikoi personin e kërkuar nga policia në mesin e të klientëve ndaj menjëherë i është telefonuar policisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa efektivë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes, 30-vjeçari është ngjitur në dritaren e dhomës në katin e tretë dhe ka hipur në parvaz. Pas rrëzimit ai u dërgua me urgjencë në spital. Sipas të njëjtave burime, fillimisht u duk se shqiptari ishte në gjendje të rëndë, por nga analizat e bëra rezultoi se ai ka pësuar vetëm thyerje, si ajo e hundës në rënie, si dhe lëndime të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME