Categories Lajme

Rama: Gati mjediset për çeljen e qendrës së nanoteknologjisë, NanoAlb

U mbajt në Tiranë për të dytin vit radhazi, Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji. Kjo është një ngjarje e shënuar në kalendarin e Nanoshkencës shqiptare, sepse forcon më shumë bashkëpunimin mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe fondacionit “Phantoms” në Spanjë, si një nga aktorët kyç në nxitjen e ndërveprimit në këtë terren.

Kjo përfshirje aktive e ekspozon shkencën shqiptare ndaj sistemeve më novatore europiane e botërore dhe përmes këtyre eventeve shkencore me peshë.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama u shpreh: “Dëshiroj të ndalem në pak pika dhe të falënderoj nga zemra profesor Merkoçi dhe profesor Correa, të cilët së bashku janë angazhuar në një rrugë që në fillim, dukej si një angazhim utopik, por besoj fort që sot në këtë kongres të dytë ndërkombëtar, këtu në Tiranë është një angazhim i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshe dhe që na japin mundësin për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër.”

“Hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë, ose më saktë hapin e futjes se NanoAlbit në një mjedis fizik pune. Siç ja kemi premtuar profesorit të nderuar, e kemi gati dhe me shumë kënaqësi do t’ju shoqërojmë për ta këqyrur dhe për të zgjedhur së bashku sasinë e mjedisit të nevojshëm për të filluar këtë proces.” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME