Categories Lajme

Rama i kërkoi të mos i hiqte titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroit, merr vendimin prefekti i Kukësit

Prefekti i qarkut Kukës Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin, duke hedhur poshtë kështu vendimin e Këshillit Bashkiak. Kuçana tha ligji për vetëqeverisjen vendore nuk i jep tagër Këshillit Bashkiakë që të heq titujt e nderit, dhe për këtë ai e ktheu mbapsht vendimin e marrë. Surroi e kishte marrë titullin e qytetarit të nderit që në vitin 2015, ndërkohë që me propozim të Gjicit, me pretendimin se kishte fyer luftën e UÇK-së, Këshilli Bashkiak vendosi që ti hiqej.

Kjo solli një debat të madh në skenën publike në vend, ku u desh dhe reagimi i vetë Ramës, që i kërkonte prefektit të mos e miratonte vendimin, të asaj që ai e quante një ”marrëzi kolektive”. “Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftërave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, shprehej Rama atë ditë. Ndërkohë pas Ramës, do të reagonte atë ditë edhe Gjici, që kërkoi falje për vendimin e marrë, që gjerësisht u interpretua si një qokë ndaj kryeminsitrit, për shkak se ky i fundit ishte kritikuar nga ana e Veton Surroit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME