Categories Sport

Djali i Schumacher i lumtur për debutimin në Formula 1: Kjo është një ëndërr që bëhet realitet

Pas zyrtarizimit të Mick Schumacher, si pilot i Haas sezonin e ardhshëm në Formula 1, ka ardhur reagimi i djaloshit 21-vjeçar gjerman, që shkruan: “Falënderoj Akademinë Ferrari që ka patur gjithnjë besim tek unë dhe më ka dhënë mundësinë të shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme potencialin tim”. Mick është djali i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1, duke ndjekur kështu gjurmët e babait të tij. “Falenderoj të gjithë ata që mundësuan këtë kalim në Formula 1. Mezi pres të vihem në dispozicion të skuadrës. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet”, tha më tej Mick Schumacher. Piloti i ri gjerman do të debutojë me makinën Haas në sesionin e parë të provave të lira (të premten) në garën e fundit sezonale në Abu Dhabi. Ai do të ulet në njëvendëshen VF20, makinë e cila garon aktualisht në Formula 1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME