Categories Lajme

Rama i përmendi me emra, vjen paralajmërimi i fortë nga Presidenti Meta, ja çfarë do bëjë

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median deklaron se do të mbrojë Kushtetetutën së bashku me qytetarët. “Presidenti së bashku me qytetarët do ta mbrojë Kushtetutën sido që të vijë puna, nuk tërhiqemi” Sa I takon paketës Antishpifje, Meta u shpreh: “Të shohim si do jenë zhvillimet. Nuk mund të paragjykoj. Më pas do të veproj” Kreu i shtetit ishte i ftuar në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës që u mbajt paraditen e sotme.

Prononcimi i plote

Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë.

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës. Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar që t’i preket Kushtetuta me vend dhe pa vend në kohë të ndryshme duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kështu që unë besoj se Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME