Categories Lajme

Rama ‘kërcënon’ gjykatat dhe ‘bosët’: S’meritojnë të ecin as mbi gomar, jo me makina të blinduara

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për platformën ‘Anti-KÇK’ ku tha se tashmë janë më gati se kurrë të përballen me krimin nga Reparti Renea theksoi se ky ligj do të jetë ferri për të gjithë ata kriminelë që ekspozojnë muskujt të cilët sipas tij “nuk meritojnë të ecin as mbi gomar, jo dhe më tek makinat e blinduara. Pasi fyejnë dhe gomarin”.

Ndërkaq Rama tha se subjekt i ligjit do të jenë edhe gjykatat e korruptuara që kanë lënë të lirë kriminelët e arrestuar, pa i hyrë gjë në këmbë. “Kemi forcat e duhura për të bërë një ndryshim historik në marrëdhënie me krimin në hapësirat e territorit tonë. Duhet t’ja u bëjmë të parehatshëm Atdheun atyre që janë subjekte të këtij ligji special. Atdheu për ta nuk mund të jetë sheshi për të bërë përshesh.

Nuk mund të jetë shteti ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre që nuk burojnë nga puna, por burojnë dhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në klube dhe hapësira të tjera publike ku të rinjtë dhe familjet mblidhen më të drejtën e tyre për të kaluar.

Por duhet të jetë ferri i tyre. Ata nuk meritojnë të ecin as mbi gomar, jo dhe më tek makinat e blinduara. Pasi fyejnë dhe gomarin. E dinë drejtues të Policisë së Shtetit se sa shumë herë subjekte të këtij ligji sot janë hetuar dje, janë ndaluar, janë çuar dje para gjykatave dhe i kanë nxjerrë gjuhën të gjithë sakrificave dhe të gjithë besimit tuaj në shtet, duke dalë përsëri të lirë, pa i hyrë gjë në këmbë. Sot janë subjekte të ligjit. Jo vetëm ata që janë dënuar, por dhe ata që janë lënë të lirë. Do duhet të paraqisni prova të pasurisë së tyre”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME