Categories Lajme

Rama kërkon mbështetjen në OKB për një vend në Këshillin e Sigurimit

Shqipëria do të marrë në 2020 presidencën e OSBE. Teksa shpalosi objektivat ku do të fokusohet vendi jonë gjatë kryesimit të kësaj organizate të rëndësishme, Rama u kërkoi mbështetjen vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë periudhës 2022-2023.

Nga ana tjetër, Rama tha se Shqipëria është e angazhuar ngushtësisht për bashkëpunim me fqinjët dhe zhvillimin e rajonit më të varfër në zemër të Europës.

Edi Rama: Vitin tjetër, Shqipëria do të marrë Presidencën e OSBE-së, duke patur një fokus të posaçëm tek konfliktet e zgjatura në dhe rreth Ukrainës, në Nagorni – Karabak, Transnistria, sa për të përmendur pak prej tyre.

Shqipëria po ashtu do t’i kushtojë vëmendje të posaçme luftës kundër çdo forme diskriminimi, antisemitizmi dhe islamofobie, së pari e mbi të gjitha duke u mbështetur tek shembulli i saj i tolerancës ndërfetare, si edhe duke forcuar rolin e grave në veprimtaritë e ndërtimit të paqes, duke reflektuar frymën feministë të vendit.

Shqipëria ka ofruar një shembull historik shekullor, sesi harmonia midis myslimanëve bektashi apo suni dhe të krishterëve katolikë apo ortodoksë dhe hebrejve nuk është rastësisht e mundur, por po kështu është e frytshme nga pikëpamja shoqërore.

Edhe pse shpesh konsiderohet si një vend me shumicë myslimane, ne jemi toka ku Shën Tereza është simboli më i lartë kombëtar, pasi e konsideruam për një kohë shumë të gjatë Nënë Terezën si bijën tonë, është angazhimi ndaj së mirës universale që duhet të na udhëzojë në përballjen me kërcënimet e mëdha ndaj paqes dhe sigurisë në mbarë globin sot.

Duke patur parasysh shembullin e vet të jashtëzakonshëm dhe përvojën e saj mjaft të pjekur shumëpalëshe, Shqipëria nuk e fsheh më ambicien e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë periudhës 2022-2023.

Iu bëj thirrje të gjithë kombeve të mbledhura këtu sot, të mbajnë shënime, të konsiderojnë pozitivisht përpjekjen e Shqipërisë dhe kërkesën e saj për të qenë kështu në vitin 2022.

Pasja e ambicieve globale nuk do të thotë mungesa e vëmendjes në rajon. Ballkani Perëndimor, nga i cili unë vij, ka përjetuar një histori mjaft të gjatë shtypjeje, konflikti. Rajoni si i tërë është përballur me dy të këqijat më brutale të shekullit të 20, me diktaturën komuniste dhe luftën ndëretnike. Si rezultat i kësaj trashëgimie, Ballkani Perëndimor ndodh të jetë rajoni më pak i zhvilluar në zemër të Europës, me një sërë mosmarrëveshjes që ende vazhdojnë.

Shqipëria ka kremtuar posaçërisht arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila i dha fund një mosmarrëveshjeje prej një dekade midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua aktivisht për ta bërë këtë të mundur dhe e pa si shembull të frymëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshje të tjera të hapura, në mënyrë që të krijojmë lidhje më të forta dhe ta orientojmë bashkëpunimin tonë duke ndërtuar një udhërrëfyes për konektivitetin në rajonin tonë.

Shqipëria po punon shumë ngushtë me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe pres me padurim që të bëjë të njëjtën gjë edhe me Serbinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME