Categories Lajme

Rama kërkon të ndërmjetësojë krizën bjelloruse, Suedia gati të bindë palët

y ditë më parë kryeministri Edi Rama në rolin e kryetarit të radhës të OSBE-së, shprehu gatishmërinë për të vizituar Minsk-un për të bërë rolin e ndërmjetësuesit lidhur me protestat e dhunshme që vijojnë prej ditësh në Bjellorusi. Kreu i qeverisë shqiptare, kërkoi që të merrte me vete edhe me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind, që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, në negociata, nëse palët në Bjellorusi bien dakord që kjo organizatë të marrë në dorë zgjidhjen e krizës.

Kjo kërkesë e Ramës, është përcjellë nga ministrja e Jashtme suedeze Ane Lind pranë ministrit të Jashtëm dhe lideres së opozitës bjelloruse. Lind u shpreh se ende nuk ka një përgjigje nga qeveria dhe presidenti i Bjellorusisë.

“Patëm një bisedë të gjatë me Svetllana Tikhanovskajan për zhvillimin e situatave, për protestat kundër zgjedhjeve të manipuluara dhe e vumë theksin te kushti për lirimin e të burgosurve. Kisha me vete një ftese nga OSBE-ja, e cila aktualisht kryesohet nga Shqipëria dhe më pas do të kryesohet nga Suedia, për të zhvilluar një dialog në Minsk me qeverinë, Presidentin dhe opozitën. Ne besojmë se OSBE-ja me 57 anëtarët e saj, mund të luajë rol në këtë çështje, por ende nuk kemi një përgjigje nga qeveria dhe presidenti i Bjellorusisë”, shprehet An Lind . An Lind foli për rolin e Putin në zgjidhjen e krizës  si dhe ndërhyrjen e OSBE-së, shkruan abcnews.al “I takon Putinit të zgjedhë. Ai duhet ta shohë çështjen nga perspektiva e OSBE-së, pasi dhe Rusia edhe Bjellorusia janë anëtare të kësaj organizate. Nga kjo perspektivë del qartë se nuk kemi të bëjmë me asnjë ndërhyrje të jashtme. 

Me presidentin rus kanë folur sot  edhe anëtarë të tjerë të OSBE-së, si presidenti francez Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i KE, Charles Michel, e të tjerë. Pra mbetet për t’u pare se çfarë rruge do të zgjedhë Rusia”, u shpreh ajo. Protestat dhe demonstratat në Bjellorusi nisën pas zgjedhjeve presidenciale që nxorën sërish fitues Lukashenkon i cili qëndron në këtë post prej vitit 1994./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Tanke turke në Sazan, forcat e NATO-s zhvillojnë stërvitje ushtarake me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën

Forcat e NATO-s zhvilluan një stërvitje 5 ditore  në rajonin perëndimor të ishullit të Sazanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dehur në timon përplasi punonjësen e televizionit dhe u largua nga vendngjarja, Gjykata e Tiranës i heq prangat autorit nga Fushë Kruja

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjetën të pajetë me shenja dhune, përcillen për në banesën e fundit çifti i të moshuarve

Teksa një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME