Categories Lajme

Rama komenton në Bruksel samitin e djeshëm në Tiranë: Shqipëria i ofroi BE-së buzëqeshje, liderët flisnin për diellin, sikur kishin dalë nga një shpellë

Një ditë pas samitit BE-BP që u mbajt në Tiranë, kryeministri Edi Rama, fluturoi për në Bruksel ku po flitet për mbajtjen e takimit të djeshëm. Rama tha se samiti ishte i jashtëzakonshëm për historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se mbajtja e tij në Tiranë tregoi BE ka nevojë për Ballkanin, njëjtë sa ky i fundit për unionin.

“Ne kemi ardhur nga ferri, por jo nga ai francez, kemi qenë tërësisht të izoluar. Për ne Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte një lloj planet i lirisë, më mirë se BE, në ca mënyra, përveç vëllezërve e motrave tona kosovare. Por, faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë. Për të qenë seriozë samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, më e rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë. Në kanun, ka një pjesë të rëndësishme, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Nënkupton që çdo mik është vullneti i Zotit. Dje kishim perëndi e miq, se perënditë e BE erdhën në Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme. Por më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin për mua ishte një sinjal i qartë që është kuptuar tanimë që BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor”, tha Rama.

Rama u ankua edhe për kohën e lënë në dispozicion për të folur, duke thënë se liderëve të Ballkanit nuk u mjaftojnë vetëm 5 minuta kohë, por nëse do t’iu jepnin kohë pa fund ata do të vijonin të flisnin.

“Ftoni njerëzit nga Ballkani dhe iu thoni 3 minuta, 5 minuta, duhet t’iu japësh kohë për të folur pafund. Të gjithë mund të ikin ne duhet të vazhdojmë të flasim. Sepse liria e fjalës ishte kaq e ndaluar, ne vijmë nga ferri”, tha Rama.

Rama tha se i dha buzëqeshje gjatë mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Sipas Ramës, ata ishin më mirë se sa kur mblidhen në kryeqytet e mëdha e depresive.

“Kur dikush më pyeti, çfarë Shqipëria mund t’i sjellë Europës? I thashë mund të sjellim buzëqeshje dhe dje sollëm buzëqeshje. I patë fytyrat e tyre dje? Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet depresive e të mëdha. E bukur ishte fotoja në grup dhe dëgjoja pas meje, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur. Dukej sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit. Këto janë gjërat e mira që i dhamë dje BE. Për të folur për buzëqeshjen, është më e thellë se ajo që duket. Ne kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Ne jemi shumë besnikë dhe popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME