Categories Lajme

Rama: Lul, ti duhet të rilindësh, na dëgjo dhe ki besim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se maxhoranca është pro diskutimit në një tryezë të nismës së Partisë Demokratike, për vettingun në politikë.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë pohoi se nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin, PS do e votojë.

“Foltorja na mban me gajret ne. Por ti jo. Mos i sill këtu këto. Mos e ço gjurmët atje ku të dhëmb dhëmbi ty. Rrotulloje gjuhën që mos të shkojë atje se na detyron dhe neve. Kur thua ti; ‘do s’do mua do më kesh përballë’, vallai kjo është…Unë ty të dua përballë gjithmonë.

Të kam dashur, të dua dhe do të dua. Nuk di si të ndihmoj. Se ka cinike këtë. Por për ta ngritur në një nivel tjetër debatin. Ti vjen këtu dhe ekzaktësisht duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi nga i cili do që të distancohesh. S’bëhet distancimi nga ai llum, duke qenë pjesë e tij. Mos shpif dhe mos merr shembull nga llumi.

Ti je karikaturë e atij llumi. Megjithëse ai llum të nxori në krye, ti je diçka tjetër. Ti duhet të rilindës. Ne dimë se si shkohet drejt rilindjes, na dëgjo, ki besim. Ndervepro me gjuhën e fakteve. Nëse hy në garë unë me Ferdinandin për atë çka nuk është bërë për Durrësin, e fitoj garën. Nëse ti më thua; plehrat do t’i lëmë rrugëve, nuk jam dakord me ty. Duhet t’i mbledhim në pikat e grumbullimit.

Nuk është kjo alternativa. Ne e dimë se ku e ke hallin me atë vettingun tënd. Ta kuptoj. Është gjetje e lodhur që të jemi të qartë. Nuk ta beson njeri ty. Megjithatë nuk dua që ta diskutoj. Unë i qëndroj atij parimi; hajde ta diskutojmë siç meriton të diskutohet me ekspertët tuaj dhe me tanët. Mbi të cilat ekspertizash bazohet, çfarë thonë partnerët tanë për këtë punë, institucionet.

Nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin do e votojmë. Nëse na del se është kamerdare si ato të fëmijëve që fryhen me gojë për të bërë sikur notojnë në formë peshkaqeni, atëherë do themi; Lulëzim vazhdo vëlla bëj peshkaqenin e gomës që të durohesh nga peshkaqeni i foltores. Ta ndajmë këtë, e shohim, e diskutojmë. Çdo gjë që i shërben qytetareve, e votojme.”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME