Categories Politike

Rama mban pezull ministrin e brendshëm, shtohet oreksi te socialistet

Prej ditësh vendi i ministrit të Brendshëm ka mbetur bosh dhe duket sikur socialistët i tremben marrjes së posti të tillë, disa muaj përpara zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit për shtyp u shpreh se mos caktimi i ministrit të ri të Brendshëm është çështje teknike. Por, gjatë ditëve të fundit, është thënë se postin e ministrit të Brendshëm, të lënë bosh nga Sandër Lleshi, mund ta marrë edhe një femër.

Në një intervistë televizive, e pyetur nëse do të ishte ajo ministrja e re e Brendshme, Ermonela Felaj u përgjigj: “Do të ishte mirë që zonjat t’i shikonim edhe në postin e ministres së Brendshme, por jo thjesht ideja për të parë një zonjë, por gjithmonë për të vijuar një kauzë që tani gratë edhe vajzat në Shqipëri e kanë marrë përsipër ta kryejnë. E tillë është ajo e promovimit në funksione të rëndësishme, në funksione që shihen si përkatësi vetëm e meshkujve”.

“Por, kjo nuk mund të jetë një qëllim në vetvete i askujt, sepse çdo lloj detyre angazhon një përgjegjësi të caktuar dhe të dhënat e një individi duhen parë në raport me këtë përgjegjësi.Gjithsesi, kushdo që do të promovohet në këtë detyrë, qoftë burrë, apo qoftë grua, unë i uroj suksese në këtë detyrë absolutisht të vështirë”, u shpreh Ermonela Felaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME