Categories Lajme

Rama mburret, bashkia bën namin me çadrat në Sarandë

Ditët e fundit, me nisjen e pikut të sezonit turistik, qeverija Rama dhe policia e Rilindjes ka ndërmarrë një aksion të gjerë në të gjithë plazhet e vendit.

Siç e ka propaganduar me të madhe kryeministri, prej nisjes së korrikut e në vijim do t’i jepet fund informalitetit dhe zënies së hapësirave publike nga privatët, të cilët nuk janë as pronarë të truallit. Kështu, ditën e djeshme kreu i qeverisë publikoi në Facebook pamjet e sekuestrimit të shezlonave dhe çadrave të një biznesi pranë detit.

Përbri imazheve, ai shkruante se do të marrë fund pushtimi i plazheve publikë dhe rrumpalla në administrimin e plazheve të territorit bregdetar nga njësitë vendore. Ai shton se kjo është një pasuri kombëtare që i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve e jo abuzuesve të çdo kategorie.

Më konkretisht Rama shkruan kështu në Facebook:

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund?
Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton?
Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖
Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve?
#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim?

Mirëpo, një qytetar nga Saranda bën një denoncim për një fenomen të veçantë që ndodh në qytetin e tij. Ai thotë se plazhi Centraline në Sarandë ka të vendosura përgjatë vijës bregdetare disa çadra të bardha. Këto janë çadra të vendosura nga ana e bashkisë.

Për të aksesuar njërën prej tyre, qytetarët duhet të paguajnë 300 lekë të vjetra dhe lejohet të përdoren nga dy persona, jo më shumë. Për këtë zënie të hapësirës publike nga bashkia, qytetari pyet nëse do të reagojë Edi Rama dhe ushtria e tij e kundër informalitetit.

Ai shtron pyetjen nëse informaliteti do të veprojë mbi të gjithë apo vetëm mbi privatin, teksa shton se as gjysma e kuponave nuk priten për qytetarët, por vidhen nga punonjësit e bashkisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME