Categories Lajme

Rama nesër interpelancë për Alvin Berishën, shpjegime për 11 vjeçarin në kampin e Sirisë

Edi Rama, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme do të japë shpjegime për hapat që ka marrë qeveria shqiptare për rastin e 11 vjeçarit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kamp të Sirisë. Opozita paralajmëtare do të kërkojë edhe përgjigje për pretendimet e emisionit italian “Le Iene” se ambasadori shqiptar në Turqi nuk ka bërë detyrën.

Të hënën Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama do të jetë i detyruar të raportojë në Parlament për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.

7 deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë shpjegime nga Ministri Rama lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë. Në interpelancën urgjente, Edi Rama do të duhet të përgjigjet nëse është i vërtetë pretendimi i Emisionit italian “Le Iene” që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli nuk ka treguar vullnet për të qenë pjesë e operacionit për të sjellë djalin pranë të atit. Pavarësisht se kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, ende nuk ka asnjë hap të bërë publik nga autoritetet shqiptare për rrugën që po ndjekin për të marrë fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e ruajtura nga forcat kurde.

Afrim Berisha, i ati i 11 vjeçarit ka besim se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për ta kthyer në shtëpi djalin e tij, por gjithashtu ka nisur edhe një peticion në internet për të mbledhur firmat që ti kërkojë Ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio që të veprojë për të rikthyer Alvinin pranë të atit në Itali. Sipas të atit, 5 vite më parë vogëlushi është rrëmbyer nga e ëma për ta çuar në Siri, ku kjo e fundit ka gjetur edhe vdekjen. Alvini gjendet në kapmin Al-Hol në Siri dhe ka nevojë për mjekim pasi është i plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME