Categories Lajme

Rama: Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor, ja kur nis plazhi dhe si do funksionojë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna e 1 qershorit hapen kufijtë tokësore me fqinjët dhe plazhet për hotelet. Ndërsa për qytetarër plazhet do të nisin në datë 10 qershor, ndërkohë që bizneset do të duhet të jenë pajisur me një licence të posaçme nga autoriteti i përkohshëm i licencimit. “Do hapim kufijtë tokësore me fqinjët për të gjithë shqiptarët. Por kujdes. Në 1 qershor hapen kufijtë por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga ata që i kishte ngritur policia. Por nuk ka problem. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin.

Asnjë vend nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve, parimin e rërës së xanum do e mbyllim. Plazhet hapen nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe nga 10 qershor për të gjithë. Këtë javë do ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues dhe të ardhurat do i shkojnë bashkive. Asnjë kontratë e vjetër nuk do të njihet pa konfirmimin e tij dhe asnjë kontratë e re nuk do të lidhet nga bashkia pa autorizimin e këtij autoriteti. Askush nuk i vërë taksën e të fortit, që ky sezon të mos jetë i pamundur për këtë sektor, por edhe ata të mos na e bëjnë të pamundur luftën me armikun”,tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME