Kryeministri Edi Rama hapi të premten në Berlin, një ekspozitë personale në galerinë Carlier/Gebauer, ku ndryshe nga herët e tjera që kishte ekspozuar piktura, këtë herë i ofroi publikut skulpturat e tij në projektin e quajtur “Work”.
Ekspozita e Ramës do të qëndrojë e hapur për rreth dy muaj në Berlin, deri më 9 mars, ndërsa kryeministri/artist ka ndezur kërshërinë e mediave gjermane, duke dhënë një intervistë për Deutche Welle, ku “sodit” mes artit dhe politikës.
DW: Artisti nga Kosova Petrit Halilaj kur hyri në ekspozitë tha: Është si të hysh në një hapësirë mendore, në kokën e Edit. E vërtetë?
Edi Rama: Isha shumë i kënaqur që erdhi Petriti. Ai është një superstar, është një djalë fantastik dhe ishte vërtet kënaqësi që ishte këtu dhe shprehu konsideratat e tij pozitive për këtë ekspozitë.
