Categories Lajme

Rama përmbylli mandatin e dytë qeverisës, Basha: Përralla për arritje imagjinare!

‘Përralla për arritje imagjinare’ i ka cilësuar kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaratat e sot të kryeministrit Edi Rama, i cili vlerësoi me nota pozitive mbylljen e mandatit të dytë qeverisës. Me një postim në Tëitter, Basha shkruan se Rama përsëriti vetëm ‘mashtrimet e vjetra’, ndërsa shton se korrupsioni ka kapur shtetin.

“Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në çdo qelizë të qeverisë varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme. Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare”, shkruan Basha. Teksa e cilëson PS si një “e keqe e vjetër”, Basha thotë se nga ata nuk mund të vijë asgjë e mirë dhe se e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme.

“Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare. PD është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë”, thotë Basha. Në një mbledhje me ministrat, Rama vlerësoi punën e bërë në menaxhimin e dy krizave më të mëdha me të cilat u përball qeveria gjatë këtij mandati, pandeminë dhe tërmetin. Po ashtu vlerësoi punën në infrastrukturë, bujqësi dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por shtoi se mbetet ende shumë për t’u bërë për ta “ngjitur Shqipërinë në majë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME