Categories Lajme

Rama përsërit premtimin e bërë në prill: Me buxhetin e ri, rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim kushtuar buxhetit të vitit 2024, ndërsa rikujton se do të rriten pagat për 30 mijë mësues.

Rama e cilëson rritjen domethënëse, e cila do të aplikohet vitin që vjen.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këshilli i Ministrave miratoi në prill vendimin për rritjen e pagave të mësuesve, të cilat vitin e ardhshëm do të jenë nga 23-36% më shumë në varësi të përvojës dhe të gjitha kualifikimeve që ata kanë.

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaronte se paga e një mësuesi të shkollave 9-vjeçare do të jetë 95 550, ndërsa për arsimin e mesëm të lartë do të jetë 106 800 lekë paga bruto. Sipas saj, janë 36 570 mësues në të gjithë Shqipërinë që do të përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME