Categories Lajme

Rama: Së shpejti mjekët dhe infermierët me rritje pagash

Kryeministri Edi Rama ka premtuar një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët që po përballen me Covid. Në një vizitë në Spitalin Infektiv, i njohur tashmë si spitali Covid-1, Rama deklaroi se duke filluar nga viti 2021, do të ketë një rritje të konsiderueshme pagash për stafet mjekësore që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid-19.

“Duam të realizojmë një rritje të konsiderueshme pagash, jo 5 apo 7%. Do bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme, ende po kalkulojmë për shumën. Përtej bonuesit 1 mijë euro, që ju si në vijën e parë do t’i merrni deri në fund, do të jeni në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Këtë duam ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm.

Me të filluar viti të gjithë ju të keni një rritje në pagë. Është një objektiv i detyruar. Ne kemi ndërmarrë masa të caktuara, që të mos i lëmë mjekët të largohen. E vërteta është se largimi ka rënë ndjeshëm. Mesa kemi kuptuar, mjekët qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën”, ka deklaruar Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME