Categories Lajme

Rama: Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare. Me Presidentin asnjë komunikim

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kryetari njëherësh edhe kryeministri ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve brenda partisë po vazhdon normalisht. Shkodra, tha ai, është në një situatë më të rëndë nga kjo pikëpamje. Ndërsa u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me Presidentin për të caktuar një datë të re për zgjedhjet në 3 bashki  që nuk ka kryetarë.

Edi Rama: Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara, diku më shpejt diku më ngadalë, diku mirë, diku shumë mirë diku më dobët. Por unë besoj se në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, na ka dhënë energji të re. Edhe pse zgjedhjet duken larg, ato janë nesër praktikisht sepse qershori i 2021 është afër.

Pyetje: Janë tre bashki pa kryetar, a ka një komunikim me president për të caktuar një datë?

Edi Rama: Jo nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata post zgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë  e dekreteve -zhdekreteve, kështu që ne duhet të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku ne kemi fituar bashkitë dhe aktualisht kemi dy vakanca. Sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq, Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje sepse ka një kryetare që nuk është kryetare dhe ka një vakum në këtë aspekt. Kjo nuk është një çështje që nuk është në dorën tonë ne presim që të marrë një zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME