Me humbjen në shtëpi kundër Teutës, Flamurtari mbylli një vit për t’u harruar. Për të luftuar deri në fund duhen municone dhe dëshira e stafit teknik për Babagjyshin është disa afrime në janar. Trajneri, Luan Birçe i vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet klubi, sugjeron drejtuesit se nëse duan që Flamurtari të mbijetoj duhet një merkato cilësore, ndryshe rikthimi ne Kategorinë e Parë është thjeshtë çështje javësh.
“Vazhdojmë që të themi se loja, loja e bukur, rastet, por ajo që duhet në këtë situatë janë pikët. Siç e patë edhe në fushë, shpresat ishin të vogla, kualitetet mungonin, rastet i krijuam por duhet të jetë lojtari cilësor që ta bëj golin. E mendoj se kjo bën diferencën”.
“Nuk jam i qartë as vetë. Presidenti besoj se e e ka mendjen që të ndërhyjë në merkato. Nëse do të ndërhyhet duhet të futemi shumë fort për të zhbërë situatën. Por unë mendoj se matematikisht, edhe janë shanset nëse futemi fuqishëm në merkato, ose opsioni tjetër të mendojmë për të ardhmen, se çfarë do bësh në sezonin tjetër,” tha Birçe.
Në 17 ndeshje, Flamurtari nuk ka arritur asnjë fitore këtë sezon, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 6 pikë. /Ora News.tv/
