Categories Lajme

“Kujdes me ata që do të merrni nga Siria, janë terroristë, jo turistë”

Agron Sojati, koordinator kombëtar për çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha që qëndroi për shumë kohë në kampin famëkeq të “Al Hol” në Siri, ishte i njohur nga qeveria që në momentin kur ai ka lëvizur në drejtim të Turqisë. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Sojati tha se qeveria shqiptare ka një vendim politik për gratë dhe fëmijët, ku do investohet për t’i marrë dhe më pas për riintegrimin e kësaj kategorie. Ai tha se për këto çështje duhet shumë kujdes pasi flitet për terroristë, jo turistë.

Agron Sojati “Çështja e grupit të shqiptarëve që ndodhet në Siri është një çështje jo e re, jo thjesht rasti i Alvinit. Ka një plan ndërinstitucional që daton që para një viti, por ndryshon me situatën sot, sepse me atë plan parashikonim kur individ apo grupe që ndodheshin atje, mund vullnetarisht të vinin apo të paraqiteshin në një shërbim diplomatik. Kurse situatat e fundit kanë nxjerr në pah çfarë qëndrimi duhet të mbajtën vendet. Qeveria shqiptare ka një vendim politik tashmë për gratë dhe fëmijët, do investohet për t’i marr duke marr të gjithë masat për riintegrimin e kësaj kategorie.

90% e kësaj pune nuk është e dukshme për komunitetin, sepse nuk po flasim për një grup turistik që ka humb avionin, po flasim për organizata terroriste. Për rrezikshmërinë që mbartin dhe informacioni në asnjë rast nuk është absolut, gjithmonë ka hezitime ndaj ka edhe kushte se si merret e kur ndahet ky informacion, kjo e bën të vështirë situatën. Institucionet që kryesisht merren me këtë problematik preferojnë të kenë disa kuadrate, norma, ose preferojnë të mos i bëjnë publike shumë masa.

Rasti i Alvinit ka qenë i ditur që në momentin që është bërë lëvizja drejt Turqisë. Ka edhe shumë raste të tjera para dhe pas. Psh. Gjithë elementët e strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm që u miratuan nga qeveria në 2015 në nëntor, janë përcjellë në publik, por mbase është dashur intensitet më tepër. Unë i rri mbi fakte, pozicionit që ka pa fund elementë, masa, takime por edhe debate mbi zgjidhjet. Të kemi parasysh që është një çështje komplekse”, – tha Sojati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME