Categories Lajme

“Serbët po kërkojnë treg”, Historiania: Duan të përdorin portin dhe Rrugën e Kombit të ndërtuar me paratë e shqiptarëve

Historiania, Eleni Kocaqi, nuk sheh asnjë përfitim të Shqipërisë te minishengeni ballkanik, lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve.

Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, ajo analizoi aspektin ekonomik, ku sipas saj Shqipëria po tentohet të përdoret si treg për produktet serbe dhe maqedonase.

Kocaqi: Po bëjmë lojën e Serbisë. Historikisht Serbia e ka dashur këtë gjë.Marrim të dhënat ekonomike, eksportet. Serbia me Shqipërinë nuk mund të krahasohet. Treguesit makroekonomikë të Serbisë me Shqipërinë nuk mund të krahasohen. Për eksportet nuk mund të krahasohemi as me Maqedoninë. Ne eksportojmë vetëm lëndë të parë, nuk prodhojmë asgjë. Ka fazë prodhimi dhe fazë tregu. Fqinjët tanë e kanë kaluar fazën e prodhimit po kërkojnnë treg. Shqipërinë e shikojnë si treg. Shqipëria nuk ka shkuar në fazën e prodhimit, ka 30 vjet që nuk prodhon. Imagjino të kalojë në fazën e tregut.

Fqinjët tanë janë shumë para nesh, për këtë arsye kjo marrëveshje nuk është në favor të Shqipëqrisë pasi ti nuk ke asgjë që ti konkurosh ata. Përkundrazi ata në raport me ty ata janë shumë superior sa i takon eksporteve dhe tregtisë. Për çfarë të duhet, të duhet që rrugën që e ke bërë me parët e shqiptarëve, portin që ta ka dhënë Zoti prej mijëra vjetësh dhe gjithçka që ke ta vësh në funksion që ato të ngrenë ekonomitë e tyre? Nuk konkuron dot me to. Duhet bërë marrëveshja publike, do të kalojë në parlament, te presidenti dhe gjykata Kushtetuese. Ka rrugë të gjatë. Në parlamëent mund të kalojë me atë opozitë. Nuk është parlament, parlamenti më qesharak në 100 vjet. Fatkeqësi e shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME