Categories Lajme

Rama: Shqipëria do të mikpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE-së në Tetor

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp pas takimit informal me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Kreu i qeverisë bëri me dije se Shqipëria është angazhuar shumë seriozisht për samitin e Procesit të Berlinit, i pari që do të zhvillohet jashtë BE-së në Tetor në Tiranë. Synimi, u shpreh ai, është që nga ky samit të ketë një produkt domethënës për Ballkanin Perëndimor.

“E dini që Shqipëria do të mikpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE-së në Tetor dhe për këtë jemi angazhuar shumë seriozisht me kancelarinë në Gjermani, por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që samiti të ketë produkt domethënës për Ballkanin Perëndimor dhe të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që procesi i Berlinit ka në bazën e vet”, u shpreh kryeministri Rama.

Por në fokus të diskutimeve mes tyre ka qenë plani i ri i mbështetjes financiare dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se një plan i ri është duke u përgatitur dhe me komisionerin Varhelyi u ndanë opinione se si mund të mbështeten më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama shtoi se me eurokomisionerin u diskutua edhe se si mund t’i hapen vendeve të Ballkanit Perëndimor disa shtigje të integrimit në tregun e bashkuar europian pa pritur anëtarësimin në BE.

“Jemi përpjekur duke u koordinuar me të tjerët që të krijojmë një tjetër qasje. Do të thotë, paralelisht me ecurinë e procesit të negociatave të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është diçka që ka filluar të formësohet. Një plan i ri mbështetje financiare dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor është duke u përgatitur. Për këtë ishim sot me komisionerin, për të diskutuar, për t’u konsultuar, për të ndarë opinione për se si vendet e Ballkanit Perëndimor nga njëra anë mund të mbështeten më shumë financiarisht dhe se si nga ana tjetër vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’ju hapen disa shtigje të integrimit në tregun e bashkuar europian pa pritur që ato të anëtarësohen në BE. Pak a shumë kjo është panorama e përmbledhur e ditës së sotme”, u shpreh Rama.

Sa i përket planit, kryeministri Rama tha se deri më tani nuk mund të flitet me gjëra konkrete, por sipas tij është shumë e rëndësishme që ta shikojmë rajonin si një i tërë.

“Nuk mund të flasim akoma për gjëra konkrete sepse ky plan është në diskutim. Nuk e di a e keni ndjekur presidenten e KE, e cila në Bratislavë dha një sinjal të qartë për objektivat e këtij plani. Ndërkohë që jemi shumë herët për të diskutuar sa dhe pse një vend ose një vend tjetër do të marrë. Ajo që është e rëndësishme është që ta shikojmë rajonin si një i tërë dhe të punojmë për rajonin si një i tërë sepse kështu na sheh BE pavarësisht se në rajon ka vende që janë më para në procesin e integrimit, disa më mbrapa”, tha Rama.

Në këtë takim informal nuk mori pjesë vetëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një konferencë në Kretë të Greqisë. Në lidhje me këtë mungesë, Rama u përgjigj duke thënë: Ishin të gjithë të ftuar edhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi.

Takimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Vilën 30 në kryeqytet dhe zgjati mbi 3 orë e gjysmë. Në këtë takim nuk pati një vendimmarrje pasi mbledhja ishte jozyrtare, por u zhvillua në kuadër të bashkërendimit të veprimeve mes shteteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME