Categories Politike

Rama: Sportelet janë mortja e këtij vendi, qytetarët do çlirohen nga dembelizmi i administratës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është në kushtet ku mund të bëjë pa sportelet që sipas tij ia kanë nxirë jetën shqiptarëve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Rama u shpreh se kjo do i shpëtojë qytetarët nga radha duke i çliruar ata nga terrori i dembelizmit të administratës.

“Vendeve që ne i shohim me admirim u janë dashur shekuj. Fati ynë është që jetojmë në këtë kohë që na ka dhënë mundësinë me digjitalizimin. Me disa vite mund të bëhet një kapërcim I shekujve dhe ky shembull që dha vajza është tipik. E njëjta radhë i njëjti problem. Njëra ndahet nga radha dhe zgjidh problemin duke iu drejtuar E-Albanias.

Duke bërë këtë ata që zgjidhin problemin e tyre ndihmojnë të identifikohen problemet në administratë, Prandaj ne vendosëm ta bëjmë ligj në mënyrë që edhe përgjegjësia e zyrtarëve të jetë e drejtpërdrejtë për çdo mospërgjigje dhe të ketë sanksione të veçanta. Do t’i mbyllim sportelet. Arsyeja e kësaj fushate sensibilizuese bashkë me drejtuesit e institucioneve vendore është për të thënë që nuk kemi nevojë për sportele. Sportelet janë mortja e këtij vendi.

Edhe unë para se të merresha me politikë kam parë sportele. Sot jemi në kushtet kur mund të bëjmë pa sportelet dhe të bëjmë një transformim të madh shpirtëror në jetën e këtij vendi duke i çliruar nga terrori i dembelizmit të atyre që turpërojnë shtetin tonë dhe janë pjesë e një historie ndryshimi kudo. Qytetari shqiptar nuk do ketë me nevojë të njohë askënd që jep shërbime”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME