Categories Politike

Rama takon Donald Tusk në Bruksel: Një nga zërat më të fortë në frontin e PO-së për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, dy ditë nga vendimi për hapjen e negociatave. Rama e ka quajtur Tusk një nga zërat më të fortë në frontin mbështetës për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Bruksel – Me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste në Bruksel në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë. Rama thotë se nuk është as pesimist dhe as optimist, por shpreson deri në fund, ndërsa Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave.

E ndërsa ministrat e Jashtëm nuk ranë dakord për të dalë me një qëndrim unanim për hapjen e negociatave, vendimi final u takon liderëve të BE-së që do të mblidhet nesër dhe pasnesër.

Shqiptarja.com zbuloi sot si u bllokua plani finlandez për të hapur negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut, pasi 12 shtete ishin gati për ta mbështetur. Vendimi u shty për të enjten.

Postimi i Kryeministrit Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME