Categories Lajme

Rama tregon pse e do mandatin e tretë: Luli sa të çohet, sa të veshë këpucët, të bëjë flokët me xhel…

Kryeministri ishte ditën e sotme në fshatin Qinam të Zall Herrit ku pa nga afër shtëpinë e një familje të prekur nga tërmeti. Rama tha se shpërndarja e çelësave të shtëpive të rindërtuara nuk bëhet për propagandë por për të informuar qytetarët që janë në çadra në pritje të një banese të re.

 “Këta nuk kanë si ta kuptojnë punë. Kjo nuk është as propagandë. Është pjesë e informimit për të tjerë që presin në çadra. Kështu njerëzit shohin realitetin se me fjalë është e vështirë. Kështu ju shohin ju, ju shohin ku jeni. Kjo është arsyeja pse dalim ne. Të marrësh të bësh triko duke shkepur e duke qepur është më e vështirë se të nisësh nga fillimi. Se thonë pse e doni mandatin e tretë. Mandatin e tretë e duam për të vazhduar betejat që kemi nisur, me pandeminë me infektimet.

Betejën me shëndetësinë që ta bëjmë si duhet në të gjitha drejtimet. Fshatrat kanë nevojë për punë shumë. Ka fshatra që janë pak larg dhe kanë nevojë për punë. Për të gjitha këto arsye do vazhdojmë punën. Rëndësi ka që çfarë vjen për keq, ta kthesh për mirë. Tërmeti erdhi për keq, dhe për ju u kthyer për mirë. Se tani keni një shtëpi që nuk do e kishit bërë dot kurrë vetë”, u shpreh Rama.

Ai tha se mandati i tretë i duhet PS për të vazhduar betejat që ka nisur me procesin e rindërtimit, pandeminë, vaksinimin. Rama ironizoi PD dhe kreun e saj Lulzim Basha duke kujtuar  tërmetin e nëntorit 2019. “Fëmijët shkojnë sot në shkollat më të bukura të Shqipërisë. Po kthehet për mirë. Mirë tërmeti e mirë CCOVID, por se lënë as mizat gamorin e shkretë. Po i thoja atij në Durrës që e imagjinon që gjysmë ore pas tërmetit të vijë Luli këtu. Luli është gjumë. Do veshë këpucët, do bëjë flokët me xhel ka ardhur dreka Pastaj do hajë drekë e do dalë pak në televizor”, tha Rama./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME