Categories Lajme

Rama: Ura në rrugën Levan-Vlorë, kartëvizita e paaftësisë qeverisëse të atyre që duan të vijë në pushtet

“Ura problematike mbi lumin Vjosë në rrugën Levan-Vlorë është kartëvizita e aftësisë qeverisëse që kanë ata që duan të vijnë prapë në pushtet”.

Kështu iu përgjigj sot kryeministri Edi Rama, një banori të Fierit, i cili shprehu shqetësimin duke kërkuar ndërhyrje në këtë urë problematike që në shumë raste bëhet shkak për përmbytjet në këtë zonë.

“Nuk duhet shkencë e madhe. Mjafton të shikosh çfarë çudie është bërë atje. Ajo që është bërë atje është kartëvizita e qeverisë së mëparshme, aftësia qeverisëse e atyre që duan të vijnë prapë në pushtet. Kur shikon se si shkon lumi dhe pastaj kanë dashur ta fusin lumin në një grykë shisheje është ekzaktësisht mënyra si qeverisin ata që duan të vijnë prapë në qeveri. Nëse ka një njeri sot që do të donte të shpëtonte nga të gjitha ankesat, kërkesat, sharjet e përqeshjet jam unë dhe do të donte t’i bënte të gjitha menjëherë, por nuk bëhen dot të gjitha menjëherë. Është e pamundur”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ne sot po bëjmë më shumë se kemi krijuar bazat”. “Po bëjmë investime që nuk ishin bërë kurrë ndonjëherë. Vetëm shkollat me lekët e buxhetit të shtetit kemi ndërtuar sot nga rindërtimit dhe pjesa tjetër që do të ndërtohet nga donatorët më shumë se sa janë ndërtuar nga viti 1991”, tha Rama.

Ashtu sikundër, vijoi ai, “po të marrim volumet e infrastrukturës”. “Saliu nuk mbaroi asnjë rrugë. Hapi shumë tendera dhe projekte por i la rrugëve të gjitha. Kush i ka mbaruar? Por sigurisht nëse po rritet volumi i investimeve kjo vjen se është forcuar baza”, tha Rama.

Ai siguroi qytetarin se “patjetër që do të ndërhyjmë te ajo urë, pasi është e paimagjinueshme të qëndroj ashtu”. “Është thjesht çështje kohe se kur do të ndodhi ajo gjë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME