Categories Politike

Raporti final i ‘Venecias’/ 15 pikat që rrëzuan Metën (tejkaloi kompetencat) dhe Bashën duke legjitimuar zgjedhjet (E plotë)

Komisioni i Venecias publikoi sot në faqen zyrtare raportin e plotë që miratoi ditën e enjte për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta duke zbardhur shkeljet që ka kryer me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Shqiptarja.com publikoi raportin e plotë, ndërsa sjell në mënyrë të përmbledhur edhe 15 pikat kryesore ku evidentohet shkelja që ka kryer Ilir Meta me dekretin e tij që është cilësuar nga Komisioni i Venecias në tejkalim të kompetencave që i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë emergjente. Por edhe atëherë Presidentit i duhet konsensus dhe një komision ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet.  Por, pavarësisht se tejkaloi kompetencat, ‘Venecia’ nuk mendon se shkelja është aq e rëndë sa Presidenti ynë të shkarkohet.

Megjithatë tashmë ‘topi’ është në fushën e Komisionit të Posaçëm për Hetimin e Presidentit që do të vendosë me cfarë propozimi do i drejtohet parlamentit, i cili më pas nëse vendos shkarkimin e Ilir Metës, fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese që ende nuk është ngritur.

Raporti i Komisionit të Venecias nuk ka rrëzuar vetëm kreun e shtetit për dekretin, por edhe opozitën parlamentare që dogji mandatet duke dalë në rrugë dhe bojkotuar zgjedhjet. Për Lulzim Bashën dhe aleatët e tjerë të opozitës, zgjedhjet pa opozitën nuk janë demokratike, por moniste.

Por Komisioni i Venecias e thotë shumë qartë dhe prerë se pavarësisht se disa parti nuk marrin pjesë në zgjedhje, procesi duhet të zhvillohet, pasi nuk mund ta marrin peng.

(Kliko këtu) për të lexuar përmbledhjen e Raportit Final të Komisionit Venecias)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME