Categories Lajme

Raporti i BE: Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo përjashtim social për fëmijët e moshës 0-6 vjeç me 47.% të tyre.

Sllovenia është i vetmi vend që regjistron më pak se 10% të fëmijëve në këtë rrezik.

Në vende të tjera përqindja është rreth 12-15% në Çeki, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Poloni, Finlandë dhe Norvegji. Shqipëria renditet mes 6 vendeve si Turqia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Spanja.

E teksa në Europa ekspertët e lidhin këtë fenomen me karakteristika të tjera socio-demografike, si fëmijë që rrjedhin nga familje me të paktën 1 prind me aftësi të kufizuara, ata me prejardhje migrante ku paktën një prind i lindur jashtë BE-së dhe fëmijë që jetojnë në familje me një prind, në Shqipëri sociologët thonë se fëmijët e kësaj grupmoshe vijnë kryesisht nga familje me të ardhura të ulëta ose të papuna.

“Fëmijët e kësaj grupmpshe janë automatikisht të lidhura me familjet e reja shqiptare, të cilët në një shkallë të madhe janë të papunë, ose në një shkallë të lartë nuk janë as në shkollë, e as në punë. Bashkë me të për fat të keq vjen edhe përjashtimi sepse shpesh herë fëmijët që jetojnë në varfëri, janë fëmijë që jetojnë në mundësi të privuara”, tha sociologia Entela Binjaku.

Fëmijët në rrezik të varfërisë ose sociale përjashtimi janë grupi kryesor i synuar për ulje tarifash dhe prioritet pranimi në institucione të ndryshme. Në disa vende kjo grupmoshë nga grupet vunerabël nuk paguajnë tarifa për aktivitetet e edukimit dhe kujdesit. Gjithashtu mund të ofrohet edhe ushqim falas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME