Categories Lajme

U arrestua për vjedhje në Lezhë, zbulohet si 38-vjeçari abuzonte me vajzën e mitur të mikeshës

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës si autor i disa vjedhjeve të bagëtive në fshatin Gajush.

Policia njpfton se gjatë kontrollit në telefonin e 38-vjeçarit Simon Gjoka është zbuluar edhe një tjetër vepër penale e kryer prej tij, ajo e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

“Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij)”, thuhet në njoftim.

Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Simon Gjoka ,38 vjeç,lindur dhe banues ne Milot Kurbin.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME