Categories Politike

Raporti i OSBE/ODIHR, ish-kreu i KQZ: Në raport nuk flitet për plotësim të standardeve

Raporti i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR këtë herë nuk saktëson nëse 30 qershori plotësoi standardet apo jo. Sipas ish-kreut të KQZ-së, Kristaq Kume, në këtë raport mungon një konstatim i tillë dhe kjo jo pa qëllim.

Gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR u interpretuan në mënyra të ndryshme nga palët politike, por për ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, raporti nxori në  pah mungesën e një proçesi demokratik zgjedhor.

Sipas Kumes, ndryshe nga raportet e mëparshme, kësaj here misioni i OSBE-së nuk ka përcaktuar masën e plotësimit të standardeve.

Kristaq Kume: Ka qenë një proces goxha i distancuar nga plotësimi i standardeve për tu konsideruar një proces normal demokratik. Nuk kam dhënë konsiderata lidhur me masën e plotësimit apo jo të standardeve të ndryshme të parashikuara për zgjedhjet.

Kume theksoi se problematikat janë të ndryshme nga vitet e shkuara, pasi dhe 30 qershori ishte krejt ndryshe nga një proçes zgjedhor normal.

Kristaq Kume: Momentet që kanë të bëjnë me mënyrën  e administrimit të procesit zgjedhor nga institucionet përkatëse, KQZ apo Kolegji Zgjedhor. Të dy këto institucione në pjesën më të madhe të vendimmarrjes së tyre nuk i janë referuar ligjit por e kanë kapërcyer ligjin. Ata kanë evidentuar fenomentet në ditën e votimit, siç është votimi familjar. Por kanë evidentuar një femomen ndryshe nga më përpara, siç është votimi me prokurë që do të thotë rasti i votimit të një personi për shumë të tjerë.

Kume nënvizoi se misioni i OSBE-ODIHR nuk mund të çertifikojë apo rrëzojë proçesin zgjedhor.

Ish-kreu i KQZ-së bëri apel që klasa politike të marrë në konsideratë rekomandimet e lëna nga misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR dhe më pas të konsiderojnë zhvillimin e zgjedhjeve.

/Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME