Categories Lajme

Raporti i Venecias, çfarë do të ndodhë me Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës?

Një ditë pas publikimit të projekt-opinioninit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, deputeti socialist Alket Hyseni i ftuar në RTV Ora deklaroi se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do të vijojë hetimin që do të finalizohet me hartimin e një raporti.

Më pas ky raport, tha Hyseni, do ti paraqitet Kuvendit i cili do të marrë vendimin politik nëse jemi në rrethanat e parashikuara nga dispozitat konkrete kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Nëse vendos që “PO”, atëherë raporti do ti referohet Gjykatës Kushtetutës si filtri fundor.

Alket Hyseni: Shkarkimi ose jo është një çështje proceduriale tani. Ne do të mbarojmë hetimin në Komisionin Hetimor në kontekst të ekspertizës që bëjmë aty. Raporti do ti paraqitet seancës plenare. Është Kuvendi i Shqipërisë si institucion që do të marrë vendimin politik. Nëse Kuvendi do të marrë vendimin se janë rrethanat për shkarkim i kalon Gjykatës Kushtetuese. Dhe është Gjykata Kushtetuese si filtri fundor që do të vendosë nëse jemi në rrethanat e parashikuara nga dispozitat konkrete kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Sa i takon aspektit politik, pritshmëritë e gjithë publikut janë që presidenti i Republikës ti qëndrojë angazhimit të marrë publikisht për dorëheqje pasi Komisioni i Venecias në raportin paraprak e ka deklaruar shkeljen e Kushtetutës. Por le të presim raportin përfundimtar dhe ta bëjmë atë zyrtarisht publik dhe unë bvesoj se Presidenti do të gjejë kurajon  që në nderim të institucionit dhe personit të tij të marrë vendimet e duhura duke lehtësuar edhe Gjykatën Kushtetuese nga një moment i tillë.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit duhet të mbyllej me datë 8 tetor, por më 17 shtator afati i tij u shty edhe me 2 muaj të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME