Categories Lajme

Raporti: Shqiptarët, populli që diskriminon më shumë të varfrit

Të jesh pa të ardhura apo pa një punë në Shqipëri ke më shumë mundësi të ndihesh i diskriminuar se në çdo vend tjetër të Europës. Paradoksalisht, një ndër shtetet me të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë (përveç, Kosovës, Ukrainës e Moldavisë) i shikon me përçmim personat e varfër.

Një sondazh i Komisionit Europian lidhur me mbështetjen dhe përjashtimin social, ka nxjerrë në pah këtë tendencë.

Të anketuarit nga vendet e BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të një sondazhi për cilësinë e jetës janë pyetur nëse binin dakord apo jo me pohimin“Disa njerëz më shohin me përçmim për shkak të situatës me punën ose të ardhurat”.

Befasuese është përgjigjja e të anketuarve nga shteti më i varfër i Europës. 33% e shqiptarëve janë përgjigjur se ata bien dakord me këtë pohim, përqindje që është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europiane prej 14% dhe po ashtu, edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Vetëm 11% e malazezëve pohojnë se ata shihen me përçmim për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat, 18% e turqve, 19% e serbëve dhe 20% e maqedonasve.

Pas Shqipërisë renditet Rumania (27%), ndërsa shtetet që e kanë më të ulët përçmimin ndaj të varfërve janë Suedia, Spanja dhe Sllovakia, me vetëm 8%.

Ata që ndihen më shumë të diskriminuar janë meshkujt, me 36% të tyre që kanë rënë dakord me pyetjen, në raport me 30% të femrave shqiptare.

Adoleshentët shqiptarë nuk e vrasin shumë mendjen, teksa 19% e grupmoshës nga 18-24 vjeç binin dakord me pohimin në fjalë. Ata që e vuajnë më shumë janë të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç, kur dhe pritshmëritë ndaj tyre janë më të larta. 38% e tyre u përgjigjën se shihen me përçmim për shkak të situatës me punën apo të ardhurat.

Ndërsa rekordin e mban grupmosha 35-49 vjeç, ku dakord me pohimin ranë 43% e të anketuarve, shumë më e lartë sesa mesatarja europiane prej 15%.

Të varfrit e ndiejnë më shumë, me 44% të grupit I (ku kategorizohen ata me të ardhura më të ulëta) që pohojnë se shihen shtrembër pasi nuk kanë një punë të mirë apo shumë të ardhura.

Të dhëna të tjera të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova, renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME