Categories Lajme

Rastet me koronavirus janë dhjetëfishuar në dy javë, mjekja bën apelin e rëndësishëm!

Mjekja e familjes Diana Hysi, prej më shumë se dy vitesh ka trajtuar pacientë të prekur nga Covid 19 në Qendrën shëndetësore Nr. 1 në Tiranë. Në eksperiencën e saj, ka ndjekur të gjithë variantet e këtij infeksioni, dhe ndan me ABC këtë përvojë.

Ajo thotë se koronavirusi ka pësuar ndryshime. Tek pacientët e saj ka vënë re që ky infeksion bëhet ngjitës vetëm nëse shfaqet një simptomë, kryesisht temperatura. Më parë edhe të sëmurët asimptomatik mund ta transmetonin.

Ka më shumë se dy javë që në Qendrat shëndetësore rastet pozitive me Covid janë 10 fishuar.

Kjo valë e re e koronavirusit po i gjen mjekët përballë një tjetër vështirësie. Pacientët vijnë të vizitohen pa mbajtur maske, duke i vendosur në rrezik. Krahas kësaj hasen edhe me kundërshtitë e tyre për të bërë tamponin.

Mjekët apelojnë që në momentet e para që qytetarët të vënë re ndonjë simptomë, duhet të vendosin maskë. Edhe nëse nuk dëshirojnë të bëjnë tampon, të paktën të shmangin kontaktet me persona të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME