Categories Lajme

Rasti tjetër, dy adoleshentet kapen për flokësh në mes të rrugës në Bathore (VIDEO)

Një tjetër sherr mes adoleshentësh është rregjistruar së fundmi, kësaj here në Bathore. Nga një video e postuar në rrjetet sociale, shihet se si dy vajza të cilat sipas mediave studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore po rrihen me njëra-tjetrën.

Teksa ato kapen për flokësh, bashkëmoshtarët e tyre kanë “shijuar” pamjen dhe kanë nxituar për të kapur videon të cilën më pas në rrjetet sociale e kanë shpërndarë me një këngë të reperit shqiptar ku flet për “shuplaka”, “plumba”dhe “sherre”.

Më pas kanë qenë dy djem, ata të cilët kanë vrapuar për të ndarë vajzat, të cilat siç shihet dhe nga video paskan pasur “inate” të mëdha me njëra-tjetrën dhe “s’po i zgjidhnin dot”.

Vetëm disa ditë më parë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” u përfshinë në një sherr të tillë, me dhunë dhe fjalor rruge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME