Categories Lajme

Reagimi/ Akuzojnë mjekët për neglizhencë, familja Sadiku kërkon bërjen e autopsisë për Leon 12 vjeçar. Prokuroria e Tiranës 17 ditë pa asnjë veprim

Të ndodhur në kushte të rënda psikologjike, pas humbjes së djalit 12-vjeçar, familja Sadiku nuk pranoi të bëj autopsinë. Kjo e deklaruar edhe nga vetë nëna në një intervistë dhënë për News24.

Por për të përcaktuar shkakun real të vdekjes së Leo Sadikut, familja i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës, bërjen e autopsisë.

Sipas gazetarit Osman Stafa, shkresa mban datën 3 shkurt, por që prej asaj date e deri më sot, (17 ditë) Prokuroria e Tiranës, nuk ka kryer asnjë veprim, për kryerjen sa më të shpejtë të proçedurave.

Bërja sa më e shpejtë e proçedurave për autopsinë, teksa kanë kaluar 44 ditë nga varrimi, do të mundësonte të dhëna më të shumta sa i takon shkakut të vdekjes së Leo Sadikut.

Familja Sadiku, në një reagim për gazetarin Osman Stafa, i kërkon Prokurorisë së Tiranës, kryerjen sa më të shpejtë të proçedurave, dhe zbardhjen e ngjarjes.

Pak ditë më parë Prokuroria e Korçës shpalli moskopetencë për rastin e Leo Sadikut, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës. Kjo Prokurori e ka regjistruar procedimin penal, per ceshtjen çka nënkupton se Prokuroria e Tiranës, tashmë duhet të kryej hetime të thelluara për rastin.

Familja Sadiku, protestoi 2 ditë më parë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për humbjen e tyre. Ata akuzojnë mjekët e Korcës dhe ata të QSUT, se nuk i kanë kryer djalit të tyre diagnostikimet e duhura (eko zemre, skaner, ekg), madje as trajtim të duhur, çka solli vdekjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME